Draft Entry

Your browser doesn’t support HTML5

Në Shqipëri, partitë politike kanë nisur prej ditësh të shpalosin programet e tyre elektorale, duke i paraprirë zgjedhjeve të reja parlamentare që do të mbahen në fund të qershorit. Në këto programe, po i kushtohet vend i veçantë problemeve që shqetësojnë gratë, duke kërkuar të tërheqin vemendjen e tyre për një pjesëmarrje sa më të gjërë në votime. Por, në jetën e përditëshme, gratë e rretheve Veriore të Shqipërisë, vazhdojnë të përballen me probleme të shumta ekonomike dhe sociale.