Afganistan: Rrëzohet një avion civil, 7 të vrarë

Mbetje aeroplani të rrëzuar

Talebanët menjëherë morën përgjegjësinë për rrëzimin e aeroplanit afër fushës ajrore në Bagram, por forcat e koalicionit thonë se nuk ka pasur raporte të aktivitetit kryengritës.
Një aeroplan civil mallrash u rrëzua afër një baze ajrore të drejtuar nga amerikanët në Afganistan, duke vrarë shtatë njerëz në bord.

Zyrtarët thonë se avioni u rrëzua pak pas nisjes për fluturim të hënën.

Talebanët menjëherë morën përgjegjësinë për rrëzimin e aeroplanit afër fushës ajrore në Bagram, por forcat e koalicionit thonë se nuk ka pasur raporte të aktivitetit kryengritës në atë zonë në veri të kryeqytetit afgan, Kabul.

Koalicioni nuk ka identifikuar viktimat, llojin e avionit ose emrin e kompanisë që zotëronte atë.

Përplasja erdhi dy ditë pasi katër anëtarë të shërbimit amerikanë u vranë kur avioni i tyre i zbulimit në jug të Afganistanit u rrëzua për shkak të motit të keq.