Roli i Islamit në parandalimin e dhunës ndaj grave

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë, përfaqësues të agjencive të Kombeve të Bashkuara dhe të Bashkësisë Islame, thanë sot se dhuna ndaj gruas vazhdon të jetë shqetësuese dhe lufta kundër saj duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Gjatë një debati mbi rolin e islamit në parandalimin e dhunës ne baza gjinore, u tha se dhuna ndaj gruas bie ndesh edhe me parimet e besimit islam. Debati i sotëm është fillim i një vargu debatesh me bashkësitë fetare të organizuara nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për popullsinë.