Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney thotë se zoti Obama shpreson për bashkëpunim të vazhdueshëm me qeverinë e Pakistanit.
Presidenti amerikan Barak Obama ka telefonuar urimet e tij Kryeministrit të ri të mundshëm të Pakistanit, Nawaz Sharif, partia e të cilit fitoi zgjedhjet parlamentare të së shtunës.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney thotë se Shtetet e Bashkuara dhe Pakistani kanë një histori të gjatë bashkëpunimi. Ai tha se zoti Obama shpreson për bashkëpunim të vazhdueshëm me qeverinë e Pakistanit. Ai gjithashtu vlerësoi votuesit pakistaneze për një pjesëmarrje të madhe në votime megjithë kërcënimet nga ekstremistët.
Rezultatet zyrtare të martën tregojnë se, me pothuajse të gjitha votat e numëruara, zotit Sharif i lidhjes myslimane të Pakistanit ka fituar shumicën e vendeve në parlament.
Partia e tij do të kontrollojë 123 prej 272 vendeve. Z. Sharif do të ketë nevojë vetëm për mbështetjen e kandidatëve të pavarur për të siguruar mbështetjen e shumicës në Parlament.
Partia Popullore ish në pushtet fitoi 31 vende dhe partia Tehrek-e-Insaf e yllit pakistanes të kriketit, Imran Khan fitoi 26 vende.