Mjegulla shkakton probleme në Australi

Mjegulla mbuloi sot për të dytën ditë me radhë qytetin australian të Sidneit, duke shkaktuar vonesa në transport.

Fluturimet brendshme janë pezulluar, ose shtyrë për 4 orë dhe disave prej tyre u është ndërruar drejtimi për në qytete të tjera australiane.

Videot e sotme të marra lart nga qielli tregonin majat e grataçielave që dilnin jashtë perdes së trashë të mjegullës, ndërsa në Tokë, vepra arkitekturale të njohura të qytetit, si ura e Portit të Sidneit thuajse nuk dukeshin fare për shkak të mjegullës së dendur.