Shkodër, të rinjtë në fushatë

Your browser doesn’t support HTML5

Partitë politike, pjesëmarrëse në Zgjedhjet Parlamentare të Qershorit, kanë hapur me qindra qendra elektorale, duke synuar të tërheqin sa më shumë të rinj për të shtuar entuziazmin e fushatës dhe për t’i dhënë votuesve informacionet e nevojshme mbi qendrën dhe mënyrën e votimit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, ishte në dy prej këtyre qendrave, në qytetin e Shkodrës, ku bie në sy mbështetja që të rinjtë po i japin forcave kryesore politike si dhe pranimi, për herë të parë në këtë qytet, i simboleve të kundërshtarëve politikë.