Maqedoni: LSD mban Kongresin

Your browser doesn’t support HTML5

Në Maqedoni, partia më e madhe e opozitës, Lidhja Social Demokrate po e mban Kongresin e katërmbëdhjetë (14), në të cilin do të zgjidhet kryetari i partisë. Kryetari i deritashëm Branko Cërvenkovski dha dorëheqjen pas disfatës që partia e tij e pati në zgjedhjet vendore të fundit dhe ka bërë me dije se nuk do të kandidojë më, edhe përkundër kërkesave të shumta në radhët e antarësisë.