Projektligji për ratifikimin e marrëveshjeve me Serbinë

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë, qeveria tashmë ka dërguar në parlament projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Por, para debatit në Parlament ai duhet të shqyrtohet nga komisioni legjislativ, anëtarët e të cilit kërkuan sot më shumë sqarime nga qeveria për ndryshimet që pritet t’i bëhen kuadrit ligjor në funksion të zbatimit të marrëveshjes. Zbatimi i saj në terren është kusht për Kosovën dhe Serbinë që të përparojnë drejt integrimeve evropiane.