Thaçi, Daçiç flasin në Këshillin e Sigurimit

Your browser doesn’t support HTML5

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç folën sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi gjendjen në Kosovë. Në seancë u diskutua mbi raportin e rregullt tremujor të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon, i cili e quan arritje historike marrëveshjen e 19 prillit për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.