Fushata e zgjedhjeve në Durrës

Your browser doesn’t support HTML5

Në qytetin e Durrësit fushata për zgjedhjet parlamentare po zhvillohet me të njëjtën ambicje nga të dy koalicionet partiake: të dyja synojnë të marrin mandatin e tëtë, për të thelluar rezultatet e viteve të kaluara. Demokratet pohojnë se po takohen me votuesit pasi kanë përmbushur një seri premtimesh, dhe po u shpjegojnë projektet e ardhshme. Ndërsa socialistët e opozitës mendojnë se qeveria e ka bllokuar Durrësin, për të cilin edhe ata kanë projekte të reja zhvillimi. Korrespondenti Ilirian Agolli, ka pergatitur kronikën nga Durresi.