Kosova dhe Serbia shkëmbejnë zyrtarët ndërlidhës

Your browser doesn’t support HTML5

Kosova dhe Serbia shkëmbyen sot zyrtarët e tyre ndërlidhës, të cilët do të veprojnë në kuadër të zyrave të Bashkimit Evropian në Prishtinë dhe Beograd. Të dy zyrtarët thanë se detyrë e tyre është lehtësimi i komunikimit dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet dyja vendeve. Shkëmbimi i tyre ishte pjesë e marrëveshjeve të arritura në bisedimet ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, të cilët pritet që të takohen sërish më datën 20 të këtij muaji, për t’i dhënë shtytje zbatimit të marrëveshjes për normalizmin e marrëdhënieve.