PD, ende pa kandidat zyrtar për kryetar

Your browser doesn’t support HTML5

Në Shqipëri, nuk ka ende një kandidat zyrtar për garën për kryetar të Partisë Demokratike. Nënkryetari I kësaj partie Astrit Patozi tha sot se ai vetë nuk do të përfshihet por shtoi se demokratëve u duhet një garë e fortë reale dhe jo fiktive. Ndër emrat më të lakuar mbeten ai i kryetarit të Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha dhe ministrit të Transporteve Sokol Olldashi i cili pati sot edhe një takim me zotin Berisha.