Reeker kritikon ashpër Vetëvendosjen

Your browser doesn’t support HTML5

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Philip Reeker, kritikoi sot ashpër lëvizjen Vetëvendosje për kundërshtimin e saj ndaj ratifikimit të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Gjatë vizitës në Kosovë, zoti Reeker mbështeti përpjekjet për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, përfshirë edhe ligjin mbi amnistinë, i cili i ndryshuar nga qeveria e Kosovës, do të rivihet për debat javën që vjen në Parlamentin e Kosovës.