Gara për kreun e ri të PD-së

Your browser doesn’t support HTML5

Në Shqipëri, dy kandidatët në garën për kreun e Partisë demokratike Sokol Olldashi dhe Lulzim Basha nisën sot fushatën në radhët e anëtarësisë. Zoti Olldashi pati takime në Mallakastër ndërsa zoti Basha pritet ta nisë nga Elbasani. Siç njofton korrespondenti ynë Armand mero, pas dorëheqjes së zotit Berisha, figura qëndrore e partisë që nga themelimi i saj, për herë të parë demokratët do ta zgjedhin drejtuesin e ri me votë të drejtpërdrejtë.