Binjakëzohen Kosova dhe Ajova

Your browser doesn’t support HTML5

Kosova dhe shteti amerikan i Iowas, nënshkruan sot marrëveshje partneriteti për bashkëpunim në disa fusha. Nënshkrimi i marrëveshjes ishte pjesë e vizitës së Guvernatorit të Iowas, Terry Branstad në krye të një delegacioni në Kosovë. Autoritetet në Prishtinë thanë së marrëveshja dëshmon thellimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve dhe përkushtimin amerikan ndaj Kosovës.