TI për korrupsionin në Shqipëri

Your browser doesn’t support HTML5

Raporti i i ri i organizatës Transparency International, me bazë në Berlin, mbi Barometrin Global të korrupsionit, i publikuar sot, arrin në përfundimin se gjatë dy viteve të fundit perceptimi i publikut për korrupsionin është keqësuar dhe se njerëzit kanë më pak besim tek institucionet. Ky perceptim ekziston edhe për Shqipërinë, ku sipas raportit, korrupsioni ka pësuar një rritje gjatë dy viteve të fundit. Kjo është pohuar nga 66 përqind e shqiptarëve të pyetur. Më shumë se shumica besojnë se masat e ndërmarra nga qeveria nuk kanë qenë efikase, ndërsa sistemi gyqësor dhe shëndetësia vazhdojnë të renditen si ndër më të korruptuarit.