Draft Entry

Your browser doesn’t support HTML5

Në Shqipëri, korporatat energjitike KESH, tha sot se ajo gjendet në vështirësi të mëdha financiare duke kërkuar me urgjencë që ndërmarja, CEZ Shpërndarje, të nisë sipas kontratës importet për mbulimin e humbjeve në rrjet. Nëse kjo nuk ndodh, sipas drejtorit të KESH-it, Halit Velaj, situata mund të shkojë drejt kolapsit duke rrezikuar furnizimin normal me energji në vjeshtë. CEZ nga ana e saj njoftoi se do të nisë importin që javën e ardhshme duke u shprehur se do të vazhdojë me shlyerjen e borxheve që në total shkojnë afër 440 milion dollarë vetem ndaj KESH-it.