Gjykatat serbe në veriun e Kosovës

Your browser doesn’t support HTML5

Autoritetet serbe thanë se nga sot gjykatat paralele të kontrolluara prej tyre në veriun e Kosovës, nuk do të pranojnë më lëndë të reja, ndërsa deri më një shtator Prishtina duhet të krijojë rrjetin e gjykatave në atë zonë. Shuarja e gjykatave dhe strukturave paralele të sigurisë në veri, është pjesë e detyrimeve që dalin nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Zbatimi i marrëveshjes është kusht për përparimin e palëve drejt integrimeve evropiane.