Drejtesia ne Kosove

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë, përfaqësues të institucioneve vendase e ndërkombëtare thanë sot se vendosja e sundimit të ligjit është një prej segmenteve më të rëndësishme për të ardhmen e vendit, ndërsa bën thirrje për më shumë punë për tejkalimin e sfidave që ndodhen para sistemit të drejtësisë. Këto komente u bënë gjatë shënimit të Ditës së Drejtësisë së Kosovës, ku u tha se mosfunksionimi i mirë i sistemit të drejtësisë, pengon jo vetëm forcimin e sundimit të ligjit, por edhe përparimin ekonomik të Kosovës.