Draft Entry

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë sot janë kthyer nga Hungaria 110 shqiptarë që duke e shfrytëzuar territorin e Serbisë synonin emigrimin e paligjshëm në vendet e Evropës perëndimore. Ky është grupi i parë i qindra qytetarëve që presin të riatdhesohen nga Hungaria ku aktualisht thuhet se mbi pesë mijë shqiptarë kanë kërkuar strehim. Autoritetet thanë se qytetarët e Kosovës nuk mund të fitojnë më strehim në vendet e Bashkimit Evropian dhe fati i të kthyerve të sotëm i pret të gjithë ata që synojnë emigrimin e paligjshëm.