Intervistë me Dedebaba Edmond Brahimaj

Your browser doesn’t support HTML5

Udhëheqësi i Kryegjyshatës Botërore bektashiane, Dedebaba Edmond Brahimaj, ishte në Uashington i ftuar për të marrë pjesë në Iftarin që dha të mërkurën Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry. Në një intervistë me kolegun tonë Ilir Ikonomi, Baba Mondi, siç njihet ai mes shqiptarëve, tha se marrëdhëniet e komunitetit bektashian me Shtetet e Bashkuara janë të shkëlqyera dhe kanë një histori të gjatë. Ai foli edhe për çështjen e dhunës ndaj grave dhe marrëdhëniet mes komuniteteve fetare në Shqipëri.