Vetëvendosje sfidon marrëveshjen

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë, lëvizja Vetëvendosje dërgoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për buxhetin e Kosovës, i cili parasheh krijimin e një fondit të posaçëm për veriun e vendit të banuar më shumicë serbe. Drejtuesit e kësaj lëvizjeje edhe më herët kanë kërkuar vlerësimin e Gjykatës për kushtetutshmërinë e ligjeve që dalin nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.