Gjendja e romëve në Shqipëri

Your browser doesn’t support HTML5

Në Shqipëri, kërcënimi për dëbimin e disa dhjetra familjeve rome nga mjediset ku ata jetojnë në Tiranë, për shkak se aty pritet të ndërtohen disa pallate, ka shqetësuar avokatin e Popullit, OSBE-në dhe Bashkimin Evropian. Përfaqësuesi i delegacionit të BE-së tha sot se respektimi i të drejtave të romëve është një nga 12 rekomandimet e Brukselit për dhënien e statusit të vendit kandidat Shqipërisë.