Thaçi, thirrje serbëve për pjesëmarrje në zgjedhje

Your browser doesn’t support HTML5

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet për pushtetin komunal që do të mbahen me 3 nëntor, u jep kuptim të plotë atyre. Kryeministri Thaçi i bëri këto komente pas deklaratave të zyrtarëve të Beogradit se Prishtina nuk është e interesuar për pjesëmarrjen e serbëve ne zgjedhje. Ata thonë se të gjitha marrëveshjet duhet të jenë të paanshme ndaj statusit të Kosovës, përfshirë edhe procesin e zgjedhjeve për pushtetin komunal.