Privatizimi i PTK-së

Your browser doesn’t support HTML5

Autoritetet qeveritare në Kosovë, zgjatën sërish afatin për nënshkrimin e marrëveshjes për privatizimin e Postës dhe telekomit me një kompani gjermane që është fituese e tenderit për blerjen e 75 për qind të aksioneve të ndërmarrjes më fitimprurëse në Kosovë. Ri zgjatja e afatit, ka hapur sërish debatet rreth procesit të privatizimit të kësaj ndërmarrjeje që është përcjellë nga fillimi me mungesë të një pajtimi në shkallë të gjerë.