Projektligji per median, Maqedoni

Your browser doesn’t support HTML5

Propozim ligji për rregullimin e punës së mjeteve të informimit në Maqedoni ka hyrë në procedurë parlamentare, ndërkohë që edhe pas disa ndryshimeve që i ka bërë qeveria, mbeten ende pakënaqësi në radhët e gazetarëve, por dhe të opozitës. Ligji detyron median të shtojë prodhimin autorial, ndërsa leja për transmetim do të jepet nga Regjistri Qendror dhe jo si deri tash nga Këshilli i Radiopërhapjes. Ligji i ri do të shtojë kontrollin edhe ndaj portaleve në internet.