Bisedimet Kosovë-Serbi, pa marrëveshje

Your browser doesn’t support HTML5

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, përfunduan pa ndonjë marrëveshje takimin e radhës në Bruksel. Të dy kryeministrat diskutuan mundësinë e marrëveshjes për telekomunikacionin dhe energjinë, si dhe rrjedhën e veprimeve për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve e arritur më 19 prill me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të BE-se, Catherine Ashton.