Kosovë, shënohet dita e të zhdukurve

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë u shënua dita ndërkombëtare për personat e zhdukur. Katërmbëdhjetë pas përfundimit të luftës, atje nuk dihet asgjë për fatin e mbi 1 mijë e 700 personave, pjesa më e madhe e të cilëve janë shqiptarë. Familjarët e të zhdukurve dhe veprimtarët humanitarë kërkojnë më shumë përpjekje të autoriteteve vendase e ndërkombëtare për zgjidhjen e kësaj çështjeje.