Mbledhja e fundit e kabinetit Berisha

Your browser doesn’t support HTML5

Në Shqipëri kryeministri Sali Berisha drejtoi sot mbledhjen e fundit të kabinetit të tij i cili javën e ardhshme pritet të zëvndësohet nga qeveria e re e majtë e zotit Edi Rama. Në një fjalim të gjatë zoti Berisha renditi një sërë arritjesh në dy vitet e mandatit, ndërsa nuk la pa akuzuar edhe një herë socialistët të cilët sipas tij u bënë pengesë në procesin e integrimit euroatlantik të vendit. Zoti Berisha tha se të majtët fituan me anë të premtimeve të parealizueshme të cilat, sipas tij, do t’u krijojnë probleme serioze shqiptarëve.