Takimi Kosovë-Serbi në Bruksel

Your browser doesn’t support HTML5

Në Bruksel po mbahet raundi i gjashtëmbëdhjetë i bisedimeve ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve. Takimi i sotëm pritet të sqarojë mospajtimet rreth zgjedhjeve për pushtetin komunal në Kosovë që do të mbahen më tre nëntor, e mbase edhe marrëveshje të mundshme për çështjet e telekomunikacionit dhe energjisë.