Serbia ndëshkon kundërshtarët në veriun e Kosovës

Your browser doesn’t support HTML5

Qeveria serbe shpërndau sot kuvendet e komunave veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe dhe shkarkoi kryetarët e tyre për shkak të kundërshtimit të marrëveshjeve me Kosovën. Vendimi i saj pasoi mospajtimin e një pjese të përfaqësuesve serbë në veri me marrëveshjen që parasheh mbajtjen e zgjedhjeve në atë zonë dhe krijimin e bashkësisë së komunave serbe.