Ligji për amnistinë në Kosovë

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë, presidentja Atifete Jahjaga, nënshkroi sot Ligjin për Amnistinë, i cili synon të krijojë kushte për integrimin e banorëve serbë në veriun e Kosovës. Procesi i hartimit, miratimit dhe nënshkrimit të ligjit, i cili rrjedh nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është shoqëruar më debate të shumta lidhur me ndikimet që mund të ketë ai në procesin e integrimit të veriut, si dhe në zhvillimet në pjesën tjetër të vendit.