Artizanati mbështeje për ekonominë

Your browser doesn’t support HTML5

Në Gjirokastër ka ardhur duke u zgjeruar vit pas viti prania e mjeshtërve që marrin pjesë në paraqitjen e punimeve tradicionale nga trevat shqiptare. Artizanati shërben si një mbështeje për ekonominë e zonave të varfra dhe ka pasuruar kohët e fundit tregun turistik shqiptar. Mjaft mjeshtra dhe artistë shqiptarë kanë gjetur mënyra origjinale për të përgatitur punimet e tyre.