Draft Entry

Your browser doesn’t support HTML5

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, vend i cili ka presidencën e radhës së Bashkimit europian tha sot në Tiranë se "statusi i vendit kandidat për Shqipërinë është i arritshëm, por vendi duhet të bëjë përpjekje të mëtejshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit". Ministri Linas Linkevičius zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Shqipëri së bashku me ministrin e jashtëm rumun Titus Corlăţean, ky i fundit në cilësinë e presidentit të procesit të bashkëpunimit të vendeve të europës juglindore. Të dy ministrat vunë theksin edhe te rëndësia e konsensusit politik për të cuar përpara procesin e integrimit europian.