Debati mbi buxhetin

Your browser doesn’t support HTML5

Në Shqipëri shumica dhe opozita debatuan sot ashpër ne Komisionin e Ekonomise mbi vendimin e qeverisë për të rishikuar buxhetin e shtetit për muajt e mbetur. Ministria e Financave parashikon një rënie të fortë të të ardhurave dhe rritje të borxhit publik në nivelin e 69 përqind, pa përfshirë katër pikë të tjera përqindje të borxhit që përllogaritet që shteti t’i ketë kompanive private. Ish ministri i Financave Ridvan Bode akuzoi qeverinë se po e zhyt ekonominë e vendit në një situatë të rrezikshme.