Daçiç për zgjedhjet komunale në Kosovë

Your browser doesn’t support HTML5

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, tha sot se zgjedhjet për pushtetin komunal në Kosovë që do të mbahen më tre nëntor, janë të domosdoshme për mbijetesën e serbëve në Kosovë. Duke komentuar për incidentet e ditëve të fundit në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, ai tha se krijimi i bashkësisë së komunave serbe pas zgjedhjeve është rruga e vetme për të ruajtur rrugët e ligjshme të Beogradit me serbët e Kosovës.