Siria po përmbush afatet e kërkuara për armët

Agjencia ndërkombëtare që vëzhgon shkatërrimin e programit të armëve kimike në Siri thotë se vendi ka përmbushur afatet për shkatërrimin e pajisjeve të përdorura për të prodhuar armët.

Organizata për Mospërhapjen e Armëve Kimike tha sot se inspektorët e saj kanë verifikuar se Siria ka dhënë hollësi të pajisjeve në të gjitha qendrat e deklaruara.

Qeveria siriane ka kohë deri të premten të përfundojë hapin e një marrëveshje që kërkon që Siria të jape hollësi sesi do të shkatërrojë arsenalin e armëve kimike deri në mes të vitit të ardhshëm. Plani duhet të dorëzohet deri më 15 nëntor.

Po sot, grupi i të drejtave Amnesty International publikoi një raport ku u bën thirrje vendeve fqinje me Sirinë, veçanërisht Jordanisë të sigurojë që refugjatët të mund të hynë lirisht në këto vended dhe jo të detyrohen të kthehen mbrapsht në Siri.