Raporti i OSBE-së për Shqipërinë

Your browser doesn’t support HTML5

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Florian Rauning paraqiti sot përpara Këshillit të përhershëm të kësaj organizate në Vjenë raportin vjetor mbi zhvillimet në Shqipëri. Duke komentuar ndryshimin e pushtetit që pasoi zgjedhjet e 23 qershorit në raport theksohet se klasa politike shqiptare ka rastin të përqafojë një stil të ri për tu përballur me sfidat thelbësore, duke vënë në pah nevojën e bashkëpunimit mes shumicës dhe opozitës.