KULT ndan çmimet vjetore

Your browser doesn’t support HTML5

Në Tiranë Akademia artistike KULT ndau çmimet vjetore për krijimet më të mira në të gjitha fushat për 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar. Çmimin “dokumentari i pavarësisë” e mori poeti Petrit Ruka për film mbi historinë e himnit të flamurit. Ndërsa çmimin botimi i pavarësisë e mori kritiku arbëresh Mateo Mandalá. Fituesit u zgjodhën midis një numri të madh krijuesish që publikuan veprat e tyre me ekspozita, koncerte, shfaqje e botime nën atmosferën festive të 100 vjetorit.