Histori: Çfarë ka ndodhur më 1 nëntor?

  • Astrit Lulushi

Christopher Columbus

2009 - Ish-presidenti amerikan Bill Klinton mbërrin në Kosovë, ku pritet si hero; 10 vjet më parë ai kishte ndalur eksodin shqiptar...
1492 - Eksploruesi italian Kristofor Kolombi shkruan në ditarin e anijes: "Vendi ku kam zbarkuar nuk duket se është Japonia; me siguri duhet të jetë Kina"; Kolombi sapo kishte zbuluar Kubën.

1512 - Në Rome, tregohet për herë të parë për publikun tavani i Kapelës Sistine, mbushur me piktura të realizuara nga Mikelanxhelo Buonarroti. Tavani përmban disa mijëra piktura, më e famshmja prej të cilave është "Krijimi i Adamit", që tregon momentin kur Perëndia zgjatet per t'i dhënë Njeriut të parë "dorën e fundit" (disa thonë, intelektin). Kjo është një nga kryeveprat e artit të Rilindjes italiane, që Mikelanxhelo e krijoi pikërisht kur krenohej se ishte vetëm skulptor, ndërsa punën e piktorit e bënte me urdher te Papes. “Nuk jam për këtë punë - nuk jam piktor", shkruante ai i dëshpëruar më 1510, dy vjet pasi kishte përfunduar më shumë se gjysmat e pikturave në tavanin e Kapellës Sistine - Votimi për zgjedhjen e Papës zhvillohet në këtë Kapellë afër Vatikanit - Quhet "Sistine" (sheshuar) nga shprehja Sixtus, latinizim i greqishtes "gialismerno" (lëmuar. me mure të lyera, të suvatuara ose 'patinuara') - Kapella u ndërtua në vitet 1470, kur në krye të Kishës Katolike romane ishte Papa Sixtus IV.

604 – Tragjedia Othello nga William Shekspir shfaqet për herë të parë në pallatin Whitehall në Londër. Në vitin 1915, Fan Stilian Noli vendosi t’ a shqiperojë kete tragjedi. Me poshte pjese nga perkthimi i tij:

“Tragjedia e Othello’s arapit te Venetikut / William Shakespeare; e ktheu At Fan S. Noli (136 faqe).

Këtë përkthim, ia kushtoj trupës së teatrit Sffi Herbert TREE Beerbohm, loja e të cilëve më dha shtysë për përkthimin e kesaj kryevepre boterore në gjuhën e lashtë të ilirëve.

Parëthënie
Po u jap Shqiptareve nje kryevepre shakespeariane ne gjuhe te tyre. Jam munduar pese muaj qe t’ a shqiperonj dhe dy muaj te tjere qe t’ a limonj e t’ i jap formen e funtme. Kendonjesit do te gjykojne ne e ktheva mire. Une mburrem vetem qe munda t’ a kthenj.
Boston, Mass.,
18 Gusht, 1915.
F. S. Noli.
****
fq.134
OTHELLUA
Eja, bej be, genje dhe shko ne funt te dheut; Se, nga qe dukesh posi engjell, nofta djajte Te kene frike te te kapin; bej pra bë
Qe je e ndershme dhe mallkohu per dy here.
DESDEMONA
Jam, e di vete Zoti.
‘ OTHELLUA
Po Zoti di qe je e pabese si Sketerra.
DESDEMONA
Per cilin, Zot ? Me cilin ? Si jam e pabese ?
OTHELLUA
Ah, Desdemone!—ike! ike! ike!
DESDEMONA
O dit’ e zeze!—Thua-me pse qan ?
Mos jam, Zot, une shkaku i ketyre lotve ? Osë ne qofte se kujtoni qe im-âte
Ka shkelur kembe te te heqin se ketejmi, Mos m’a hith mua fajin; ne e humbe ti,
Ε humba edhë une.
OTHELLUA
Te kish dhene Zoti Te me çprovonte me mjerime, te me binin
Si bresher permi koke turpe dhe semundje, Te mbytesha ne zi e vojtje gjer me buze, Dhe rop te binja un’ e shpresa im’ e funtme, Do kisha gjetur ne nje çip te shpirtit tim Nje pikeze durim. Po, oh ! i mjeri une,
Te behem gazi dhe perqeshj’ e tere botes,
Te me rrefejne kur te shkonj kudo me gisht!”




1790 - Edmund Burke publikon Refleksione mbi Revolucionin në Francë, në të cilën ai parashikon se Revolucioni francez do të përfundojë në katastrofë.

1897 - Ndërtesa e Bibliotekës se Kongresit hap për herë të parë dyert e saj për publikun. Deri atehere Biblioteka zinte vend në sallen e leximit te Kongresit në Kapitol dhe ishte vetem për përdorim të brendshëm.

1928 - Në Turqi, hyn ne fuqi Ligji për miratimin dhe zbatimin e alfabetit turk me gërma latine, duke zëvendësuar shkronjat arabe.

1937 - Stalinistët ekzekutojnë priftin Paul Hamberg dhe shtatë anëtarëve të komunitetit Lutheran të Azerbajxhanit.

1956 - Gjatë Revolucionit hungarez kundër regjimit komunist, kryeministri kryengritës Imre Nagi e shpalli Hungarinë vend neutral dhe bëri thirrje për mbështetje nga Kombet e Bashkuara - Thirrja mbeti pa përgjigje; OKB-ja gjithashtu qëndroi asnjanëse. Pas një javë, Revolucioni u shtyp dhe Nagi u ekzekutua me varje për tradhti.

1960 - Ndërsa në fushate për President të Shteteve të Bashkuara, John F. Kennedy shpreh idenë për krijimin e një Korpus amerikan të Paqes. Dhe e mbajti premtimin; Më 1 mars 1961, presidenti Kenedi lëshoi dekretin për krijimin e Korpusit të Paqes - një program vullnetar i drejtuar nga qeveria amerikane. Qëllimet kryesore të Korpusit të Paqes janë; për ofrimin e asistencës teknike; për të ndihmuar të huajt që të kuptojnë kulturën amerikane; dhe për të ndihmuar amerikanët për të kuptuar kulturat e vendeve të tjera. Puna e vullnetarëve të Korpusit amerikan të Paqes përqëndrohet përgjithësisht në zhvillimin social dhe ekonomik.

1993 - Traktati i Mastrihtit hyn zyrtarisht ne fuqi dhe Bashkimit Evropian behet realitet si entitet me 12 vende anëtare. Sot, BE-ja, me kryeqytet Brukselin, përbëhet nga 28 vende.

2000 - Serbia anëtaresohet ne Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

2009 - Ish-presidenti amerikan Bill Klinton mbërrin në Kosovë, ku pritet si hero; 10 vjet më parë ai kishte lejuar bombardimin e makinerisë ushtarake serbe të Millosheviçit, duke ndalur eksodin shqiptar dhe duke e futur Kosovën në rrugën e pavaresisë. Gjatë kësaj vizite historike, një shtatore e Klintonit u zbulua në kryeqytet dhe një bulevardi iu dha emri Bill Klinton.

2012 - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, mbërrin në Tiranë për të marrë pjesë në kremtimet e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Me një fjalim në Kuvend, sekretarja Klinton theksoi nevojën (100-vjeçare) të bashkëpunimit mes politikanëve shqiptarë - ishte viti kur Shqipëria humbi shansin për të marë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.


Mendim i ditës
"Duke ndjekur dritën e diellit, ne lamë pas Botën e Vjetër".
Kristofor Kolombi