Zv/kryeministri serb në Kosovë

Your browser doesn’t support HTML5

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u bëri thirrje sot pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë që të marrin pjesë në zgjedhjet për pushtetin komunal që mbahen të dielën më tre nëntor. Gjatë një vizite në Gracanicë, e cila sipas autoriteteve të Kosovës do të duhej të ishte e karakterit fetar, ai tha se këto zgjedhje kanë të bëjnë me të ardhmen e serbëve të Kosovës.