Depozitimi i mbetjeve

Your browser doesn’t support HTML5

Në shumë njësi vendore në Shqipëri, mbeturinat vazhdojmë të hidhen në afërsi të qyteteve dhe buzë lumenjve, duke ndotur mjedisin dhe duke rrezikuar shëndetin e banorëve. Pas një periudhe prej katër vjetësh nga ndërtimi i vendepozitimit të mbeturinave në Bushat të Shkodrës, si dhe protestave të përsëritura të banorëve dhe shoqatave mjedisore, Bashkia e Shkodrës nisi mbrëmë dërgimin e mbeturinave në këtë vendepozitim, të ndërtuar sipas standardeve evropiane.