Dragoti: Protestat u nisën nga mos-informimi

Your browser doesn’t support HTML5

Protestat e qytetarëve për të penguar shkatërrimin në Shqipëri të armëve kimike siriane kanë tërhequr vëmendjen e shumë sociologëve dhe studiuesve të shoqërisë shqiptare. Shefi i departamentit të psikologjisë në Universitetin e Tiranës, profesori i njohur Edmond Dragoti, thotë se protestat janë nxitur nga keqinformimi apo mos-informimi mbi detajet e një çështje teknike, si lëndët helmuese luftarake të Sirisë.