Bllokohen përsëri ngarkesa mariuane

Your browser doesn’t support HTML5

Policia shqiptare dhe policitë e vendeve fqinje po përballen me raste gjithnjë e më të shtuara të transportimit të mariuanës . Lënda narkotike e kultivuar në Shqipëri dhe kryesisht ne fshatin Lazarat te Gjirokastres tani synohet të nxirret jashtë vendit përmes rrugëve detare dhe tokësore. Në Vlorë dhe në Gjirokastër, por edhe në zonën e Janinës, në Greqinë e Veriut, shënohen sasitë më të mëdha të mariuanës së bllokuar se fundi.