Intervistë me Kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj

Your browser doesn’t support HTML5

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Zërin e Amerikës shprehet i pakënaqur me ritmin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Në intervistën dhënë korrespondentit tonë në Prishtinë, Besim Abazi, ai thotë se mbështetja që i ka dhënë këtij procesi sikundër edhe proceseve të tjera të drejtuara nga qeveria e Kosovës i kanë kushtuar në zgjedhjet për pushtetin komunal. Zoti Haradinaj flet edhe për sfidat tjera me të cilat përballet Kosova.