Dita botërore e paqes

Your browser doesn’t support HTML5

Me rastin e Ditës Botërore të Paqes, sot u zhvillua në Shkodër marshimi "Vëllazërimi-themeli i paqes", organizuar nga Komuniteti Sant' Egidio në bashkëpunim me Kryedioqezën e Shkodër-Pultit. Pjesëmarrësit në marshim mbanin në duar parulla kushtuar paqes e harmonisë në familje dhe në vendet ku vazhdojnë konfliktet e përgjakshme.