Politika e BDI në maqedoni

Your browser doesn’t support HTML5

Në Maqedoni, partia Bashkimi Demokratik për Integrim po përpiqet të bindë partitë më të mëdha për një kandidat presidencial me konsensus nga të gjithë, ndërkohë që kjo nismë nuk ka hasur në mbështetje të asnjërës prej partive. BDI-ja dëshiron një president për të gjithë, pa dallim përkatësie etnike, fetare a politike. Por, Maqedonia e zgjedh presidentin me vota popullore dhe siç njofton korrespondenti ynë në Shkup, Isak Ramadani, synimet e partisë shqiptare duket se është vështirë që të realizohen.