Perfundon konstituimi në Kosovë

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë, përfundoi mbrëmë procesi i konstituimit të komunave veriore të banuara me shumicë serbe. Pak para mesnatës, deputetët shqiptarë nënshkruan deklaratat e betimit me simbole të Kosovës, ndërsa ata serbë me simbole të mbuluara me letër ngjitëse. Në këtë mënyrë u shmang mundësia e përsëritjes së zgjedhjeve në zonë, por siç njofton korrespondenti ynë, Leonat Shehu, ka mbetur e hapur mundësia që në pjesën veriore të Mitrovicës të ketë sërish zgjedhje për kryetarin e komunës, meqë kryetari i zgjedhur Kërstimir Pantiç, refuzoi të bëjë betimin.