Operacion policor në Kakavijë

Policitë e Sarandës dhe Gjirokastrës zhvilluan një operacion të përbashkët ku arrestuan tre persona dhe sekuestruan tre skafe lundrimi, pajisje luftarake dhe disa automjete. Operacioni erdhi pas një incidenti në anën greke dhe shqiptare në Pikën kufitare të Kakavijës ku një automjet nuk iu bind urdhërit të policive të të dy vendeve dhe theu traun e doganës.