AAK vazhdon me mocion mosbesimi ndaj qeverisë

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vazhduar me nismën e saj për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë si rrugë për përshpejtimin e procesit të mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme. Përpjekjet e saj po vazhdojnë pavarësisht se dy partitë më të mëdha në vend, Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike thanë se do të kërkojnë konsensus në Parlamentin e Kosovës për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.